Përshëndetje. Welcome. Добредојдовте. Shqip | English | Македонски
Association of People 

with Disabilties Shpresa

Qendër për shërbime psiko- sociale

e martë, dhjetor 29, 2009

Ky projekt èshtè i mbështetur financiarisht nga Ministrija për punë dhe politikë sociale të R.M. Qëllimi i këtij projekti ishte tu jepet mundësia një numri prej 24 prindërve të fëmijëve me hendikep dhe vet personave me hendikep, anëtarë të shoqatës Shpresa, që nga ekspert punëtor social të njihen me të gjitha të drejtat e tyre që i garantojnë ligjet aktuale të R.M. kurse nga psikologu tu jepet mundësia që të ndëgjojnë se si ti përballojnë problemet në jetën e tyre të përditshme, në raste stresi apo depresioni, që të mos ushtrohet dhunë në familje, të mos ketë diskriminim dhe mos të vijë deri te divorcet, pasi divorci èshtè edhe një fatkeqësi plus për fëmijët e kësaj kategorije.

Ky projekt ka filluar të realizohet që nga 01.10.2009 dhe do të zgjasë deri më 31.12.2009. Meqë interesimi ka qenë shumè i madh, si nga prindërit baballarë ashtu edhe nga prindërit nëna, shpresojmë që do të gjejmë donatorë që të implementojmë këtë projekt edhe gjatë vitit 2010.