Përshëndetje. Welcome. Добредојдовте. Shqip | English | Македонски
Association of People 

with Disabilties Shpresa

Qendër për shërbime psiko- sociale

e martë, dhjetor 29, 2009

Ky projekt èshtè i mbështetur financiarisht nga Ministrija për punë dhe politikë sociale të R.M. Qëllimi i këtij projekti ishte tu jepet mundësia një numri prej 24 prindërve të fëmijëve me hendikep dhe vet personave me hendikep, anëtarë të shoqatës Shpresa, që nga ekspert punëtor social të njihen me të gjitha të drejtat e tyre që i garantojnë ligjet aktuale të R.M. kurse nga psikologu tu jepet mundësia që të ndëgjojnë se si ti përballojnë problemet në jetën e tyre të përditshme, në raste stresi apo depresioni, që të mos ushtrohet dhunë në familje, të mos ketë diskriminim dhe mos të vijë deri te divorcet, pasi divorci èshtè edhe një fatkeqësi plus për fëmijët e kësaj kategorije.

Ky projekt ka filluar të realizohet që nga 01.10.2009 dhe do të zgjasë deri më 31.12.2009. Meqë interesimi ka qenë shumè i madh, si nga prindërit baballarë ashtu edhe nga prindërit nëna, shpresojmë që do të gjejmë donatorë që të implementojmë këtë projekt edhe gjatë vitit 2010.
Gjatë muajve Qershor dhe Korrik, Sh.I. “Shpresa” implementoi proektin të përkrahur nga SPA programi, mundësuar nga USAID dhe Korpusi i Paqes, Maqedoni. Gjatë 8 javëve, 9 anëtarë ndjeken trajnim gjatë fundjavëve, për të mësuar gjuhën Angleze dhe teknologjinë informatike.

Trajnimi u mbajt nga Afrim Bajrami dhe Blerim Rexhepi, i cili asistoi kandidatët. Trajnimi në gjuhën angleze përmbante nivelin fillestar të gjuhës folëse, duke filluar nga shkronjat, prezantimi i vetes, dha fjali dhe pyetje të thjeshta nga koha e kaluar, e tashme dhe e ardhme.

Gjatë trajnimit për teknologjinë informatike, kandidatët mësuan ta përdorin Microsoft Office. Gjatë orëve, u dhanë udhëzime detale se si të përdoret MS Word, Publisher dhe Powerpoint, aftësi të cilat janë më se të rëndësishme për mundësitë e ardhshme për tu punësuar.

Të gjitha këto sesione u incizuan, që të rritet efekti i këtij projekti në rrethinë. Incizimet u shfrytëzuan sikur leksione prej 5-20 minuta, duke u fokusuar në leksionet kryesore. Të gjitha këto leksione u futën në DVD dhe iu dhanë kandidatëve të cilët ndoqën këtë trajnim gjatë verës, që të mund të ushtrojnë dhe ta përsërisin atë që kanë mësuar. DVD e tjera do t’u jepen anëtarëve të tjerë të cilët janë të interesuar të mësojnë gjuhën angleze dhe teknologjinë informatike.

Me datën 25.11.2009, ky projekt përfundoi, me një mbledhim të vogël të të gjithë kandidatëve që tu shpërndahen diplomat. Sefer Hiseni, anëtar i Sh.I.”Shpresa, i cili është i punësuar në komunën e Çairit, bisedoi me kandidatët për eksperiencën e tij për atë se si është të jesh person me aftësi kufizuar dhe të punohet në këtë shoqëri, për ti inkurajuar kandidatët të vazhdojnë të mësojnë dhe ti përmirësojnë aftësitë e tyre.

Trajnimit në gjuhën angleze
Trajnimit për teknologjinë informatike